Dy ish-futbollistë super popullorë të kampionatit spanjoll, Neymar dhe James Rodriguez, pritet që në 2025 të ndryshojnë skuadër.
Sipas lajmeve më tv fundit, mesfushori kolumbian ka një ofertë konkrete nga Lazio. Nëse shkëput marrëdhëniet me Rayo Vallecano, ish-ylli i Real Madrid dhe Bayern është i mirëpritur në Romë.
Ndërkohë, Santosi është në bisedime intensive me përfaqësuesit e Neymar për ta kthyer në Brazil, aty ku nisi rrugëtimin e tij në futboll.
Kontrata aktuale e brazilianit me Al-Hilal skadon në verën e ardhshme dhe nuk pritet të rinovojë. Santos do të ishte një zgjedhje dashurie!