Neymar duket në super formë pas makthit 11-mujor (Video)

22 Shtator 2024
14:07
Denis Hakanaj
back button

Neymar duket në formë shumë të mirë teksa përgatitet t’i japë fund makthit të dëmtimit 11-mujor, me brazilianin që ka dhuruar spektakël gjatë stërvitjes me Al-Hilal.

Sulmuesi 32-vjeçar ka qenë jashtë fushës që nga dëmtimi i gjurit gjatë një paraqitjeje për vendin e tij në kualifikueset e Kupës së Botës më 18 tetor 2023.

Ish superylli i Barcelonas dhe Paris Saint-Germain ka marrë një rrugë të gjatë drejt rikuperimit.

Neymar ka bërë vetëm pesë paraqitje dhe ka shënuar një gol për Al-Hilal, me problemet fizike që e penguan atë të ishte protagonist në sezonin 2023-24. Megjithatë, ai duket se është gati të ndihmojë skuadrën e tij në këtë sezon.

Neymar ka gjetur sërish buzëqeshjen dhe shpreson të mahnisë tifozët me magjitë e tij në fushë në të ardhmen e afërt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit