“Neymar është një problem”, kampioni i botës: Gabimi më i madh  i PSG-së

31 Mars 2022
18:32
Denis Hakanaj
back button

Nuk kanë fund polemikat ndaj PSG-së pas eliminimit në Champions League kundër Real Madrid. Shpenzimet e çmendura në fillim të sezonit nga presidenti Nasser Al-Khelaifi kanë ndezur shpresat e tifozëve.

Megjithatë, Messi, Sergio Ramos, Donnarumma, Hakimi dhe Wijnaldum nuk kanë mjaftuar për të triumfuar në kompeticionin europian më të rëndësishme për klube, që është edhe objektivi kryesor i klubit francez.

Kritika e fundit ndaj parisienëve ka ardhur nga ish-kampioni i botës Emmanuel Petit, i cili ka thënë për RMC Sport:

“Një nga problemet më të mëdha të PSG-s është Neymar. Braziliani nuk po jep më asgjë përpara dhe nuk po i kalon kundërshtarët.

“Për më tepër, me rrogën e tij të lartë dhe një kontratë deri në 2026-ën është e pamundur që të shitet, veçanërisht pak muaj para Botërorit.

“Gabimi më i madh i PSG-së në vitet e fundit ka qenë pikërisht rinovimi i kontratës së tij. Si është e mundur që e kanë zgjatur kur lojtari nuk e ndihmon skuadrën në asnjë mënyrë?”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit