“Neymar? Kjo do të ishte skuadra ideale pas PSG-së”

2 Korrik 2022
19:53
Denis Hakanaj
back button

Neymar dhe PSG mund të ndahen dhe bashkëkombësi Edmundo Alves de Souza Neto, ka menduar t’i japë një këshillë në lidhje me skuadrën e ardhshme. Ndoshta duke kujtuar ato gjashtë muaj, nga janari në qershorin e 2001-shit, të kaluar pikërisht në atë klub dhe atë qytet.

“Pas PSG-së, skuadra ideale do të ishte Napoli. Kam luajtur aty për gjashtë muaj, një eksperiencë fantastike, një vend shumë i bukur dhe një tifozeri e zjarrtë. Do të ishte fantastike ta shihnim Neymar te Napoli dhe në Itali”, ka thënë Edmundo për Uol Esporte.

Në lidhje me problemet te PSG, braziliani ka qenë i qartë: shumë gjela në një kotec. “Klubi nuk e kishte të nevojshme ta merrte Messi-n, kur ke Mbappe dhe Neymar; duhet t’i aktivizosh të tre tani.

“Paraqitjet e Neymar nuk kanë qenë shumë të mira sezonin e kaluar, ndoshta presidenti mendon ta zgjidhë problemin duke e shitur atë. Ishte e natyrshme që Neymar të fitonte atë që ka fituar Messi dhe Cristiano Ronaldo, por me kalimin e kohës, te Barcelona.

“Newcastle? Është një qytet i vogël dhe i ftohtë. Nëse ka vështirësi të përshtate në Paris, nuk do të ishte shumë i kënaqur te Newcastle”. Ndërsa Napoli ka shumë ngjashmëri me Barcelona-n, skuadra e parë europiane e Neymar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit