Neymar, Mbappe dhe gara me deve që po çmend internetin (video)

17 Janar 2019
20:15
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain është bërë klub i parë i futbollit që ka marrë pjesë në garën tradicionale të deveve gjatë turit në Katar. 

Të frymëzuar nga fjalimi motivues i trajneri Tthomas Tuchel, lojtarët e PSG-së janë ngjitur nëpër disa fuoristrada të ofruara nga organizatorët, me secilin lojtar që kontrollonte devenë e tij nëpërmjet radiomarrësve. 13 devetë kanë përshkuar 4 kilometra duke arritur një shpejtësi deri në 40 kilometra.  

Neymar dhe Thomas Tuchel kanë qenë fituesit e garës. Të dy kanë marrë nga një çek 25 mijë euro nga sponsori kryesor i klubit, operatori telefonik "Ooredoo", dhe paratë do t'i shkojnë fondacionit "Paris Saint-Germain Endowment".

Thomas Tuchel ka bërë shaka në përfundim të garës duke thënë: "Nuk mund ta zbuloj teknikën që përdora për ta fituar këtë garë. E di se lojtarët e kanë të vë shtirë ta pranojnë suksesin tim, por ka qenë një sfidë taktike. Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja, unë duhej të isha gati dhe të jepja shembullin e duhur".

Neymar, nga ana e tij, ka thënë se: "Jam shumë i lumtur. Grupi ynë ishte më i shpejti. Dani doli i treti dhe unë dola i pari. Unë fitova! Unë fitova!". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit