Neymar, motra provona ta bindë për transferimin e bujshëm

2 Qershor 2023
14:45
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Neymar mbetet për t’u shkruar. Braziliani mund t’i thotë lamtumirë PSG-së dhe të nënshkruajë për një klub tjetër të madh europian ose të kthehet në shtëpi, në Brazil, ku duket se ka shumë klube të interesuar.

E dhe pse vetë lojtari ka nënvizuar më shumë se një herë dashurinë e tij për Santos, motra, Rafaella, mund të provojë ta dërgojë te… Botafogo.

E intervistuar nga Canal TF, ajo ka shpjeguar sesi është bërë tifoze e Botafogo-s dhe më pas ka premtuar se do të bëjë një tentativë për të bindur vëllanë të ndërrojë ekip…

“Kam lindur në Santos, por jam tifozë me Botafogo-n sepse miku im më i mirë ishte një tifoz i madh. MË pas në fëmijëri më ka dhuruar një fanellë të Botafofog-s me autografin e Seedorf.

“Neymar? Mund t’i flas me qetësi dhe të provoj ta bind. Premtoj se do t’i flas dhe se do ta bëjë këtë bisedë me të. Mendoni se kam forcën për ta bindur? Të shohim”, ka thënë duke qeshur.

Për momentin, O’Ney mund të largohet nga PSG për të shkuar në Premier League, por merkato e futbollit nuk ka kurrë garanci. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit