Neymar studion largimin nga PSG, nis kontaktet me gjigantët e Europës

2 Korrik 2022
16:01
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Neymar duket se është gjithmonë dhe më larg Parisit. Ylli brazilian duket se po e merr gjithmonë e më shumë në konsideratë idenë për t’u larguar nga Paris Saint-Germain pasi ka zbuluar se klubi do të ishte i lumtur për një lamtumirë të tijën.

Sipas ESPN, menaxherët e O’Ney kanë nisur që tani kontaktet me Chelsea-n, një nga klubet e pakët të mëdha që janë në gjendje të përballojnë kostot e këtij operacioni, për shkak të dëshirës së pronarit të ri, Todd Boehly, që të bëjë një goditje të madhe në merkaton e kësaj vere.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Chelsea dhe Thomas Tuchel do të duan me të vërtetë ta kenë në organikën e skuadrës lojtarin brazilian.

Në rast se do të jetë kështu, atëherë mund të hapet një negociatë e bujshme për transferimin e Neymar-it nga Parisi në Londër.

Statistikat e regjistruara nga O’Ney sezonin e kaluar nuk kanë qenë shumë mbresëlënëse, me 13 gola të shënuar dhe tetë asiste të dhënë në 28 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet me PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit