Neymar te Juventusi? Hipoteza e bujshme e merkatos vjen nga Spanja

23 Qershor 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

Katalanasja “Sport” ngre një hipotezë të bujshme merkatoje. Më konkretisht nënvizohet se Juventusi po vlerëson sigurimin e shërbimeve të Neymar:

“Nuk është hera e parë që “Zonja e Vjetër” interesohet për yllin brazilian,  por duket se tani ka më shumë opsione. Massimiliano Allegri, trajneri i bardhezinjve, ka kërkuar të ngrihet niveli i ekipit dhe braziliani mund ta bëjë këtë.

Përveç kësaj, situata e sulmuesit në fjalë te Paris Saint Germain jo vetëm është e pasigurt, por nuk përjashtohet mundësia që skuadra franceze të dëshirojë të bëjë pa të. Problemi i vetëm mund të jetë paga e brazilianit, e papërballueshme nga çdo ekip.

Me Di Marian dhe Pogba po ashtu në orbitën e skuadrës italiane, në tavolinë është edhe rikthimi i Cristiano Ronaldos. Jorge Mendes do t’i kishte propozuar portugezit që të rikthehej për të luajtur te Juventusi, diçka që sot nuk përjashtohet, ndonëse si Neymar, ashtu edhe Ronaldo do të duhej të ulnin ndjeshëm pagat e tyre”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit