Nga 0-2 në 3-2, përmbysje e çmendur e Atletico-s në fund kundër Valencia-s (Video)

22 Janar 2022
23:05
Denis Hakanaj
back button

Fitore e çmendur e Atletico Madrid në La Liga.

Skuadra e Diego Simeone-s, që po zhvillon një sezon zhgënjyes, ka fituar 3-2 me përmbysje në shtëpi kundër Valencia-s në javën e 22-të të kampionatit spanjoll.

Një rezultat i pabesueshëm duke parë se pjesa e parë është mbyllur 2-0 në favor të miqve falë golave të Musah (25′) dhe Duro (44′).

Cunha ka ngushtuar diferencat në minutën e 64-t dhe përmbysja e madhe ka ardhur në harkun e dy minutave në fundin e takimit.

Correa ka barazuar 2-2 në të 91-ën dhe Hermoso ka realizuar golin e fitores 3-2 në të 93-ën.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit