Nga 100 euro për minutë në 5000 euro, zbulohet lista e gjobave te Dortmund-i

1 Tetor 2024
15:22
Denis Hakanaj
back button

Trajneri Nuri Sahin thuhet se ka vazhduar të përdorë listën e gjobave të Edin Terzic te Dortmund.

Ish-mesfushori i Dortmund, Real Madrid dhe Liverpool, 36 vjeç, Sahin, mori drejtimin e gjigantëve gjermanë në qershor pas largimit të ish-trajnerit Edin Terzic.

Dortmund man vendin e pestë në renditjen e Bundesliga-s pas tre fitoreve, një barazimi dhe një humbjeje nga pesë ndeshjet e para të kampionatit.

Tani, një llogari gjermane në rrjetet sociale pretendon se ka zbuluar gjobat e mëdha që lojtarët e Dortmund-it duhet të paguajnë këtë sezon nëse shkelin ndonjë nga rregullat e Sahin.

Ndërsa lista e zbuluar daton nga sezoni 2023/24 nën drejtimin e Terzic, Sahin besohet të jetë në favor të respektimit të listës edhe në këtë sezon.

Sipas BILD, lista përfshin gjobitjen e lojtarëve me 100 € në minutë nëse ata vonohen në mbledhjet e planifikuara të ekipit, duke përfshirë stërvitjet dhe seancat fizioterapike.

Por shuma rritet ndjeshëm në 3,000 € nëse një lojtar është me vonesë në një ditë ndeshjeje dhe 5,000 € nëse një lojtar humbet plotësisht një ngjarje të planifikuar të klubit.

Veshja e rrobave jo të duhura ose humbja e një seance peshimi rezulton në një gjobë prej 250 €, ndërsa ka dënime më të ashpra për injorimin e tifozëve të klubit.

Lojtarët thuhet se gjobiten me 2,000 € nëse nuk japin autografe për tifozët, ndërsa refuzimi i firmës së fanellave vjen me një gjobë prej 500 €.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit