Nga 50 në 5 mijë lekë, ja çmimet e biletave për derbin Partizani-Tirana

11 Dhjetor 2019
12:15
Alfred Lleshi
back button

Partizani ka kompletuar axhendën e ndeshjes së të premtes, ndaj Tiranës. Pasi u zyrtarizua dje vendzhvillimi, “Air Albania Stadium”, tashmë zbulohen edhe çmimet e biletave për derbin e madh të kryeqytetit. Në grafikun përkatës shihet ku do të pozicionohen tifozët mikrpitës dhe ata bardheblu. Klubi i kuq, që është organizatori, ka zbardhur detajet përkatëse: “Ju njoftojmë se për derbin me Tiranën, çmimet e biletave në tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do te jenë:
Biletat në Tribunat Qëndrore:
Sektori: VIP GOLD W104 do të kushtojnë 5000 lekë (të reja)
Sektorët: W103, W105 do të kushtojnë 4000 lekë (të reja)
Sektorët: W101, W102, W106 do të kushtojnë 3000 lekë (të reja)

Biletat në Tribunën përballë:
Sektorët: E103, E104, E105, E106, E107, E204, E205, E206, E207, E208 do të kushtojnë 1500 lekë (të reja)
Sektorët: E201, E202, E203, E101, E102, E108 do të kushtojnë 1000 lekë (të reja)
Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 lekë (të reja)
Sektorët: S102, S103, S104, S203, S204, S205, V101, V102, V103, V201, V202 do të kushtojnë 500 lekë (të reja).

Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e sotme e në vazhdim, nga ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”. Gjithashtu, biletat mund t’i gjeni pranë dyqanit zyrtar të FSHF, “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma”, sponsori teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC”, te Rruga e Elbasanit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit