Nga Dybala te Vlahovic. Ja lojtarët e Serie A, që e mposhtën Covid-19

1 Qershor 2020
9:16
Alfred Lleshi
back button

Serie A do të fillojë përsëri. Pas ndalesës së gjatë, të imponuar nga Covid-19, më në fund, më 28 maj, në përfundim të një samiti të përbashkët, drejtuesit e futbollit italian dhe Ministri i Sportit, si protagonist, konstatuan se u krijuan kushtet e nevojshme për rifillimin e kampionatit italian. Ky i fundit u ndal zyrtarisht më 10 mars, në përputhje me DPCM në fuqi. Që nga ajo datë, të gjitha garat janë ndalur.

Pezullimi fillimisht pritej të zgjaste deri më 3 prill, por përkeqësimi i mëpasshëm i situatës në nivel kombëtar çoi në ndalesa të mëtejshme, të cilat do të vazhdojnë deri më 20 dhe 21 qershor, kur rikuperimi i katër ndeshjeve të javës së 25-të (Atalanta-Sassuolo, Hellas Verona-Cagliari, Inter-Sampdoria dhe Torin0-Parma) do të shënojnë rikthimin në fushë.

Në hapësirën kohore nga fillimi i marsit deri në fund të majit, Coronavirus nuk e ka kursyer Serie A. Gjatë tre muajve të fundit, në fakt, disa lojtarë janë testuar pozitivë. Disa ekipe janë goditur më rëndë se të tjerët, por situata aktuale lejon një rifillim të sigurt. Për momentin, të gjithë lojtarët që janë infektuar me Covid-19 muajt e fundit rezultojnë negativë. Kjo është situata aktuale, sipas skuadrave.

ATALANTA
Megjithëse Bergamo ishte një nga qytetet më të goditura nga pandemia, situata nuk ishte shumë kritike në shtëpinë e Atalantës. Lojtari i vetëm pozitiv është Marco Sportiello. Pozitiviteti ndaj Covid-19 ishte raportuar më 20 mars (rezultati u njoftua katër ditë më vonë) dhe më 7 maj, pas rreth 44 ditësh, klubi njoftoi rimëkëmbjen përfundimtare të tij. Portieri, gjithashtu, u testua pozitiv me tamponin e tretë, më 22 prill, pasi një provë e dytë kishte dështuar.

BOLOGNA
Asnjë lojtar i saj nuk është testuar pozitiv. Ditët e fundit, pas tri testeve negative, i katërti rezultoi me një pozitivit të dyshuar, por bëhej fjalë për një anëtar të stafit teknik. Dy testet e mëtejshme të kryera larguan çdo dyshim dhe ekipi ishte në gjendje të rifillonte trajnimin kolektiv.

BRESCIA
Brescia ishte gjithashtu midis qyteteve më të prekura nga Coronavirus, por asnjë lojtar në ekipin e Diego Lopez nuk u testua pozitiv.

CAGLIARI
Asnjë lojtar në skuadrën sarde nuk u testua pozitiv për Coronavirus.

FIORENTINA
Fiorentina ishte mes skuadrave që e paguan më shtrenjtë pandeminë. Midis 13 dhe 14 mars, Dusan Vlahovic, Patrick Cutrone dhe German Pezzella u testuan pozitivë. Pastaj, në javët në vijim u bënë të njohura rastet e Lorenzo Venuti, Kevin Agudelo dhe Martin Caceres. Testet e fundit kanë zbuluar se nuk ka më lojtarë të infektuar.

GENOA
Asnjë lojtar në skuadrën e Davide Nicola nuk u testua pozitiv për Coronavirus.

INTER
Asnjë rast pozitiv nuk u gjet në grupin zikaltër, të trajnuar nga Antonio Conte.

JUVENTUS
Juventusi duhej të merrej me tri raste pozitive. Daniele Rugani, më 11 mars, ishte rasti i parë i zbuluar në Serie A. Në javët në vijim u njoftua se Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala ishin prekur nga virusi. Sot, të tre janë rikuperuar dhe nuk ka asnjë rast mes bardhezinjve.

LAZIO
Asnjë lojtar në ekipin e bardhekaltër nuk është testuar pozitiv me Coronavirus.

LECCE
Asnjë lojtar në ekip i drejtuar nga Fabio Liverani nuk testoi pozitiv me Coronavirus.

MILANI
Vetëm një lojtar pozitiv në shtëpinë e kuqezinjve: Daniel Maldini. Pozitiviteti i tij u bë i njohur më 21 mars, por situata u rikuperua shpejt, sa djali i Paolo Maldinit njoftoi në fillim të prillit: “Jam mirë dhe nuk kam më simptoma”.

NAPOLI
Asnjë lojtar i Napolit nuk është prekur nga Coronavirus.

PARMA
Në mes të majit, Parma njoftoi se dy lojtarë të skuadrës ishin pozitivë në tamponin e parë dhe pastaj dolën negativë në të dytin. Sidoqoftë, të dy ishin asimptomatikë, u izoluan dhe u monitoruan.

ROMA
Asnjë lojtar në ekipin verdhekuq nuk u testua pozitiv për Coronavirus.

SAMPDOARIA
Sampdoria ishte mes skuadrave më të prekura nga Coronavirus. Emrat e njohur të lojtarëve pozitivë janë: Manolo Gabbiadini, Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Fabio Depaoli, Bartosz Bereszynski dhe Morten Thorsby. Në fillim u fol për pozitivitetin e mundshëm të Omar Colley, por i njëjti lojtar mohoi gjithçka. Ditët e fundit, presidenti Ferrero njoftoi: “Ne jemi goditur, por djemtë po shkojnë mirë. Kishim midis 15 dhe 17 pozitivë”. Aktualisht nuk ka raste pozitive.

SASSUOLO
Sassuolo është në mesin e skuadrave të Serie A, që nuk është dashur të merret me virusin e rrezikshëm.

SPAL
Asnjë lojtar nuk u testua pozitiv për Coronavirus.

TORINO
Më 6 maj, klubi i “granatave” njoftoi se, pas testeve të kryera, një futbollist (identiteti i të cilit nuk është zbuluar) është testuar pozitiv për Coronavirus. Më pas, më 25 maj, Torino komunikoi rimëkëmbjen e lojtarit.

UDINESE
Asnjë lojtar nga klubi friulian nuk u testua pozitiv për Coronavirus.

VERONA
Më 17 mars u njoftua pozitiviteti i Mattia Zaccagni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit