Lajmi prej disa javësh ishte në ajër, tani është zyrtarizuar: nga e hëna e 16 shtatorit do të nise gjyqi ndaj Manchester Cityt, i akuzuar se ka shkelur 115 herë rregullat e Fair Play-it financiar të Premier League. Komisioni i pavarur duhej të fillonte punën në nëntor, por vendosi të çonte seancën e parë.
Seanca pritet të zgjasë rreth 10 javë, kështu që verdikti përfundimtar i komisionit të pavarur të lartpërmendur mund të arrijë në fillim të vitit 2025 dhe do të rrezikonte të sillte trazira të mëdha në sezonin e kampionëve në fuqi të Anglisë.
Akuzat kanë të bëjnë kryesisht me informacionin financiar të dhënë nga klubi, në lidhje me të ardhurat (në veçanti sponsorët) dhe detajet për pagat e trajnerëve dhe lojtarëve, si dhe mosbashkëpunimin në hetime.
Të gjitha këto shkelje (115 sipas shtypit anglez) i referohen një periudhe midis sezoneve 2009-2010 dhe 2017-2018 (hetimi filloi në 2018). Kjo është arsyeja pse skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të rrezikonte edhe rënien nëse vërtetohen akuzat më të rënda.