Nga Eriksen dhe Maguire te Sancho, nisin “spastrimet” te Manchester United. 7 lojtarë në shitje

6 Korrik 2024
7:45
Alfred Lleshi
back button

Në sesionet e kaluara të transferimeve të verës, Manchester United ishte në gjendje të shpenzonte qindra, miliona euro, por tani, me rregullat e reja të “Fair Play Financiar” në Premier League nuk mund ta bëjë më këtë.

Sipas “Mirror”, shifra për tregun e transfertave është ulur në mënyrë drastike, me buxhetin aktual që është rreth 50 milionë stërlina, plus të ardhurat që do të vijnë nga merkatoja në dalje (shitjet e lojtarëve).

Do të jetë një treg i dedikuar për qëndrueshmërinë e Manchester United. Prandaj, “Djajtë e Kuq” do të duhet të shesin përpara se të blejnë dhe kanë përfshirë 7 lojtarë në listën fillestare: Casemiro, Victor Lindelof, Harry Maguire, Christian Eriksen, Antony, Jadon Sancho dhe Mason Greenwood.

Më pas është situata lidhur me Bruno Fernandes. Manchester United prej disa kohësh po tenton të rinovojë kontratën e tij, por ende nuk është arritur një marrëveshje me portugezin. Disa klube mund të përfshihen në këtë negociatë dhe, në rast të një oferte “XXL”, klubi nga “Old Trafford” do ta konsideronte shitjen e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit