Nga Europiani në Manchester, sulmuesi holandez kryen vizitat mjekësore te “djajtë e kuq”

13 Korrik 2024
7:20
Telesport
back button

Sulmuesi 23-vjeçar holandez Joshua Zirkzee do të jetë një lojtar i ri i ekipit të Manchester United. Sipas “Sky Sport”, lojtari do t’i nënshtrohet javën e ardhshme vizitave mjekësore.

Lojtari ka mbërritur vetëm dje në Holandë pas eliminimit të kombëtares së tij nga Euro 2024 (u mund 2-1 nga Anglia). Pritet që lojtari të udhëtojë për në Manchester për të hedhur firmën në kontratë.

Nga ana tjetër, klubet e Manchester United dhe Bologna kanë arritur marrëveshjen mes tyre për futbollistin. “Djajtë e kuq” do të paguajnë 53 milionë euro për Zirkzee, shumë që do të paguhet në tri vite.

Sulmuesi do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Manchester United, me opsion edhe për një vit të gjashtë. Sezonin e fundit, në Serie A, Zirkzee realizoi 11 gola në 34 ndeshje me fanellën e Bologna.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit