Nga fusha në merkato, Manchester United dhe Liverpool sfidë për sulmuesin e Borussia

18 Mars 2024
12:38
Telesport
back button

Pas fushës së lojës, Manchester United dhe Liverpool do të përballin sërish “brirët”, këtë herë në merkato. Dy skuadrat “big” të Premier League janë hedhur grepat për të njëjtin emër, sulmuesin Donyell Malen.

Sulmuesi 25-vjeçar holandez luan me skuadrën e Borussia Dortmund në Gjermani. Ai është në sezonin e tij të tretë në Bundesliga, por këtë vit po bën hopin e madh në karrierë, më 11 gola në 22 ndeshje në kampionat.

Kjo paraqitje e mirë ka tërhequr vëmendjen e dy skuadrave angleze, që synojnë të sjellin Malen në Premier League. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2026 me Dortmund dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 35 milionë euro.

Malen, që luan edhe me kombëtaren holandeze, është një nga sulmuesit më të mirë në Bundesliga këtë sezon. Paraqitja e tij ka ardhur në rritje nga sezoni në sezon, duke shkëlqyer këtë vit me “verdhezinjtë”.

Si Manchester United ashtu dhe Liverpool kanë nevojë për një sulmues goli dhe kanë nisur përpjekjet e tyre. Duket se garën do ta fitojë oferta më e mirë, si për lojtarin ashtu dhe për klubin gjerman, gati të dorëzohet përballë një oferte të mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit