Reshjet e dendura të borës që goditën zonen e Leicestershire (Angli) në orët e fundit kanë ngatërruar planet e ekipit më të rëndësishëm të qytetit. Leicester-it në fakt iu desh të kryente disa “punë të detyruar dhe të paplanifikuar” për të qenë në gjendje të stërvitet dje dhe të mos ketë probleme në seancat shumë të rëndësishme të planifikuara sot dhe nesër.
Fusha stërvitore ishte e mbuluar tërësisht me të bardha dhe lojtarët ndihmuan stafin e qendrës sportive. Kapiteni Jamie Vardy gjithashtu mori lopatën dhe hoqi pak borë… duke e hedhur mbi shokët e tij të skuadrës. Një video humori, e postuar nga Dhelprat në kanalet zyrtare sociale.
View this post on Instagram