Nga Ibra te Donnarumma e Suso, Milan ka gjithçka në duart e mbretit të merkatos

15 Nëntor 2019
20:32
back button

Sikurse evidentohet nga media italiane “Tuttosport”, menaxheri i famshëm, Mino Raiola në këto javë do të shndërrohet në protagonistin vendimtar për çështjet në kampin e Milan. Në fakt Raiola duket shumë pranë një marrëveshje me Suso, pasi spanjolli përfundoi marrëdhënien e tij me menaxherin e mëparshëm, Alessandro Lucci, me anësorin e kuqezinjve që do t’i bashkohej kështu vëllezërve Donnarumma, Bonaventura dhe Romagnoli.

Çështja është se edhe për emrat e përfolur së fundmi në kampin kuqezi, të tillë si Ibrahimovic, Kean apo Mandzukic, është pikërisht Raiola personi që menaxhon të drejtat e tyre. Natyrisht që objektivi kryesor për Maldini e Boban është suedezi, për të cilin dyshja drejtuese e Milan është e gatshme të propozojë një kontratë prej 18 muajsh, pikërisht atë që Ibra e kërkonte një vit më parë.

Por, veç çështjes së afrimeve, në shtëpinë kuqezi duhet përballur edhe fenomeni i rinovimit të kontratave me atë të Donnarumma-s më në krye të listës. Kontrata aktuale e portierit me Milan skadon në qershor të vitit 2021, me Raiola që synon të rrisë shpërblimin e të riut në të paktën 7 milionë në vit.

Ndërkohë, Bonaventura, kontrata e të cilit skadon në qershorin e ardhshëm duhet ende të vendosë të ardhmen e tij, që do të varet shumë edhe nga mënyra se si shkojnë gjërat në muajt e mbetur. Kontrata e Romagnolit skadon në vitin 2022, njëlloj si Suso, por mbi spanjolli ka një klauzolë të fiksuar në shumën e 40 milionë euro. Fakti është që Raiola nuk i mbyll dyert Milan-it, por do të ketë shumë për të trajtuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit