E PABESUESHME: Partizani huazon mesfushorin në Ishujt Faroe!

16 Janar 2020
14:27
Alfred Lleshi
back button

Partizani po vijon përgatitjet dimërore në Antalia të Turqisë. Krahas seancave stërvitore, ka zhvilluar dhe dy miqësore, të cilat i ka humbur, pa shënuar dot asnjë gol. Trajneri Adolfo Sormani do ta nisë eksperiencën e dytë në krye të “demave të kuq” në javën e 18-të të Superiores, kur do të përballet me Skënderbeun. Eshtë kohë merkatoje, por te kampionët e Shqipërisë ka pak lëvizje. Raporti ardhje-largime është në ekulibër për momentin. Nga Tirana erdhi Kërçiku, ndërsa “lamtumirë” të përkohëshme thotë Hyseni. Kështu, drejtuesit e Partizanit kanë vendosur të huazojnë mesfushorin e ri, Alessio Hyseni, i cili nuk ka gjetur dot hapësira aktivizimi në gjysmën e parë të sezonit. 

Ja njoftimi me këtë rast: “Klubi zyrtarizon trasferimin në formulën e huazimit të Alessio Hysenit te skuadra KI Klaksvik. Mesfushori 23-vjeçar, i cili iu bashkua kampionëve në janar 2019 nga Flamurtari, do të provojë tashmë eksperiencën në radhët e kampionëve në fuqi të Ishujve Faroe. Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e të tria palëve dhe Hyseni do të jetë lojtar i KI Klaksvik deri në përfundim të sezonit futbollistik 2019-2020”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit