Nga Malmo te Seria A si Ibrahimovic: goditje 40 milionëshe

4 Dhjetor 2024
14:43
Telesport
back button

Është nisur nga Malmo, tani luan tek Eintracht Frankfurt.

Quhet Hugo Larsson dhe vjen nga i njëjti vend i Zlatan Ibrahimovic dhe të gjithë flasin për të në Suedi dhe në Europë, për atë që ka treguar deri tani në Bundesliga.

Gjysma e Europës është vënë në gjurmët e tij. Mesfushori suedez pëlqehet nga Real Madrid dhe Manchester United. Por jo vetëm.

Larsson pritet të jetë një prej protagonistëve të merkatos. Sipas Sky Sport DE, po ndiqet edhe nga klubet e Serisë A.

Sepse edhe Milan, Napoli dhe Juventus e kanë emrin e tij në listën e dëshirave të merkatos mes të rinjve me perspektivë në Europë.

Megjithatë, vlera e lojtarit 20-vjeçar, i cili ka shënuar edhe dy gola në pesë ndeshje në Europa League, vlera është rritur ndjeshëm.

Baza për të nisur negociatat është 40 milionë euro dhe mund të rritet për shkak të interesimit të madh që ka për lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit