Nga Monaco te Monaco, Flick “driblon” disfatën në trofeun “Gamper”: Nuk më intereson e kaluara…

19 Shtator 2024
8:53
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Monaco, e vlefshme për xhiron e parë të Ligës së Kampionëve, duke nisur nga Ansu Fati: “Kur të jetë gati, do të jetë në gjendje të luajë 45 minuta. E di pozicionin e tij të preferuar në fushë, por të shohim si do ta angazhojmë.

Ansu ka qenë në gjendje të stërvitet mirë, jemi shumë të lumtur që mund të bazohemi tek ai. Një lojtar i tillë na jep mundësi të tjera. Edhe Gavi po stërvitet pak nga pak, ashtu si Frenkie. Në të dyja pozicionet duhet të jemi të kujdesshëm. Sa për Fermin, është mëkat, ndihem pak përgjegjës me mjekun. E vërteta është se më erdhi shumë keq, duhet të kujdesemi për lojtarët”.

Zëvendësimi i Dani Olmos: “Dani ka cilësitë e tij me topin në këmbë, është vrasës para portës, beson shumë në gjuajtje. Do të shohim, shpresoj të vazhdojmë të luajmë në të njëjtin nivel edhe pa të”.

Përballja e shpejtë me Monaco, pas dështimit në trofeun “Gamper”: “Nuk më intereson e kaluara. Këtu në Monaco po bëjnë një punë të mirë, mbrojtja luan shumë e bashkuar, ndaj për ne është sfidë delikate. Duhet ta menaxhojmë lojën si duhet, të jemi të përqendruar, ta shfrytëzojmë çdo hapësirë ​​që do të na lejojnë për të përfituar. Është ndeshje e vështirë, por e kemi një plan për t’ia dalë me sukses”.

Metamorfoza katalanase, kthesa 180 gradëshe e Barcelonës në vetëm një muaj

Lajme të tjera

Lajmet e fundit