Nga polemikat mbi vrasjen e Luanit në Afrikë te roli i ri si aktor në Francë! Ibrahimovic “prodhon” edhe jashtë fushe

8 Prill 2021
15:34
Telesport
back button

“I mjerë dhe frikacak…” Kështu është ofenduar Zlatan Ibrahimovic nga shoqata e animalistëve që i janë referuar fakteve të përpara shumë viteve kur në 2011 në Afrikën e Jugut ai do të vriste një Luan dhe do ta merrte si trofe në Suedi.

Gjuetar me licencë, normalisht, ashtu si edhe leja për të goditur luanët në atë zonë, por që ka përhapur polemika të mëdha pasi i ka dalë emri.

Zlatan Ibrahimovic është gjithmonë protagonist si brenda ashtu edhe jashtë fushe…

Gjatë festivalit të famshëm të Sanremos u bë lideri kryesor i ekranit dhe madje ai që tërhoqi më shumë audiencë.

I rikthyer në kombëtare pas 5 vitesh dhe pasi është pranë rinovimit me Milanin edhe për një tjetër sezon, gati 40 vjeç, tani Zlatan është gati të bëjë diçka tjetër: pra aktorin!

Siç shkruan prestigjozja “L’Equipe”, në fakt, sulmuesi i Milanit do të bëjë pjesë në kastin e aktorëve të filmit të ri të Asterix dhe Obelix (Asterix dhe Obelix: perandoria në mes) që duhet të dalë në vitin 2022.

Ashtu si ka lajmëruar vetë Ibra, roli i tij në këtë film do të jetë “Antivirus”.

Zlatan e ka kaluar virusin kohë më parë dhe madje bëri edhe një fushatë parandaluese dhe për të marrë masa në qytetin e Milanos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit