Nga Spanja “dekonspirojnë” Interin: Ja portieri që dëshiron Inzaghi, kontaktet kanë nisur

25 Nëntor 2024
12:58
Alfred Lleshi
back button

Yann Sommer vazhdon të jetë portieri titullar i Interit. Edhe mbërritja e Josep Martinez këtë verë nuk ka ndryshuar hierarkinë në portën zikaltër, me ish-“mbrojtësin ekstrem” të Genoa që ende nuk ka debutuar në një ndeshje zyrtare.

Gjithsesi, Interi ka nisur të shqyrtojë opsionet për të ardhmen. Nëse në Itali përflitet rreth interesit për Alex Meret, nag jashtë vendit janë disa emra të tjerë në listë. Sipas portalit spanjoll “El Nacional”, Interi ka në “radar” portierë si Andriy Lunin i Real Madridit, Gregor Kobel i Borussia Dortmundit dhe Diogo Costa i Portos. Gjithsesi, preferenca kryesore është Alex Remiro, portieri i Real Sociedadit.

“El Nacional” shkon më tej duke raportuar se kanë filluar tashmë bisedimet për të siguruar shërbimet e 29-vjeçarit. Remiro është shumë i pëlqyer nga trajneri Simone Inzaghi, i cili e sheh si të përkryer për stilin e lojës së tij, falë aftësisë për të luajtur me topin në këmbë, refleksit të shkëlqyer dhe shkathtësisë që e karakterizon.

Interi duket i vendosur për ta forcuar portën në të ardhmen, teksa Remiro konsiderohet opsion serioz për t’u bashkuar me skuadrën kampionë në fuqi të Italisë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit