Talenti i Chelsea-t me tre pasaporta, i dashuruar pas librave! “Fortnite dhe FIFA? Nuk i dua!”

10 Tetor 2019
13:08
back button

Nga FIFA në Fortnite, janë shumë videolojërat që futbollistët dashurojnë dhe që, në kohën e lirë, nuk humbasin rast për të marrë në dorë “joystick” ose ndryshe “levën” për të sfiduar shokët apo tifozët. Mes këtyre që janë bërë “maniakë” të trendit të fundit nuk përfshihet Fikayo Tomori, mbrojtësi i ri i Chelseat që preferon të studiojë dhe lexojë, se sa të kalojë kohën përpara Playstation.

Mbrojtësi 21-vjeçar me pasaportë angleze, kanadeze dhe nigeriane është regjistruar në fakultetin e Ekonomisë dhe Menaxhimit dhe objektivi i tij është që pas futbollit të bëhet dikushi. Një ambicje e rrallë në ditët e sotme. Përveç se ka fituar vendin e titullarit në fushë, duke ulur në stol Zouma dhe duke bërë Lampard të dashurohet pas tij, për “The Sun”, deklaroi: “Nuk më pëlqejnë videolojërat! Dhe, besoj se futbolli nuk do të zgjasë përgjithmonë: mund të dëmtohem dhe nuk i dihet. Duhet të kem një plan B për të ardhmen. Nuk shtyhet vetëm me top!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit