Tre ekipe në garë për Victor Lindelof.
Mbrojtësi suedez, në pronësi të Manchester United deri më 30 qershor 2025, pëlqehet nga tre klube italiane.
Dy prej tyre mund ta marrin atë me kosto zero, nga 1 korriku 2025 dhe po flasim për Inter-in dhe Napoli-n. Në pritje të kësaj gare të fortë në Itali është Cristiano Giuntoli.
Drejtuesi i Juventus-it, me detyrimin për të marrë një mbrojtës të ri si zëvendës të pacientit afatgjatë Bremer, mund të vendosë një shifër prej rreth 5-10 milionë euro në tavolinë për United për të bindur Djajtë e Kuq që të ndahen me lojtarin menjëherë.
Nëse Napoli do të hidhet në sulm për Victor Lindelof, duke befasuar kështu me Juventus-in dhe Inter-in, kjo do të jetë falë “kartës Scott”.
Të dy lojtarët ndanë përvojën e tyre te United dhe mund të ribashkohen tek “Axurrët”, duke luftuar së bashku për titullin, diçka që nuk kanë arritur ta bëjnë kurrë me fanellën e United për titullin e Premier League.