Nga Zidane te Pochettino, inteligjenca artificiale zgjedh trajnerët për klubet e mëdha

23 Maj 2024
20:00
Denis Hakanaj
back button

Klubet më të mëdha të Europës janë në kërkim të trajnerëve të rinj përpara sezonit 2024-2025.

Chelsea, Bayern Munich, Juventus dhe Milan janë ndër gjigantët që kërkojnë një teknik të ri.

Mauricio Pochettino u largua nga Blutë në një vendim befasues pas përfundimit të sezonit të Premier League.

Bayern është ende në kërkim të një zëvendësuesi për Thomas Tuchel, ndërsa Juventusi ka nevojë për një trajneri të ri pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit, ashtu si edhe Milan-i.

Me kaq shumë ekipe elitare në kërkim të trajnerëve të rinj, të gjithë do të duhet të veprojnë shpejt për të kapur njeriun më të mirë.

SunSport ka kërkuar nga inteligjenca artificiale të gjejë se kush mund të shkojë në çdo klub…

Chelsea – Julian Nagelsmann

Zgjedhja kryesore e AI për Chelsean është ish-trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann.

Trajneri aktual i Gjermanisë konsiderohet gjerësisht si një nga trajnerët e rinj më inovativë në futboll.

Nagelsmann do të sillte një histori të zhvillimit të lojtarëve të rinj dhe shumë përvojë europiane me të.

Në moshën vetëm 34 vjeç, ai gjithashtu mund të jetë në Stamford Bridge për një kohë të gjatë… nëse klubi e mbështet.

Kandidatët e tjerë të sugjeruar përfshijnë Erik ten Hag, Allegri, Brendan Rogers dhe ish-in Tuchel.

Në realitet, Chelsea thuhet se interesohet për Enzo Maresca të Leicester dhe Kieran McKenna të Ipswich.

Manchester United – Zinedine Zidane

Zinedine Zidane thuhet të jetë kandidati kryesor për Manchester United këtë verë, sipas inteligjencës artiviciale.

Trajneri francez pati sukses të madh gjatë dy periudhave të tij te Real Madrid, duke fituar tre trofe të Champions League.

Ten Hag është ende në drejtim të skuadrës, por pritet që ai të largohet pas finales së FA Cup, pavarësisht rezultatit.

Zidane do të sillte me vete një mentalitet fitues dhe një aftësi për të menaxhuar lojtarë të profilit të lartë.

Ndërsa Ten Hag shpesh është kritikuar për kokëfortësi me taktikat e tij, Zidane shpesh i përshtat planet e tij, gjë nga e cila mund të përfitojë klubi.

Inteligjenca artificiale ka sugjeruar gjithashtu se kandidatë të fortë do të ishin Pochettino, Nagelsmann, Antonio Conte dhe Luis Enrique.

Në realitet, Djajtë e Kuq interesohen për McKenna, Graham Potter dhe trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate.

Bayern Munich – Roberto De Zerbi

Bayern Munich mund të jetë afër punësimit të Vincent Kompany për të zëvendësuar Tuchel, por Roberto De Zerbi është zgjedhja e inteligjencës artificiale për gjigantët gjermanë.

Italiani u largua nga Brighton fund të sezonit.

Inteligjenca artificiale pretendon se taktikat sulmuese të De Zerbit do t’i përshtateshin Bayernit dhe ai do të ishte në gjendje të zhvillonte lojtarët aktualë të klubit.

Pavarësisht se ka qenë në Angli për vetëm 18 muaj, trajneri ka treguar cilësinë e tij, pasi ka shijuar sukses te Sassuolo dhe Shakhtar Donetsk.

Sipas teknologjisë, edhe Pochettino me Enrique mund të ishin opsione të mira.

Trajneri fitues i Europa League, Atalanta, Gian Piero Gasperini dhe Allegri janë gjithashtu kandidatë potencialë.

Por Kompany duket se është kandidati i zgjedhur me klubin që ka rënë dakord për një paketë kompensimi me Burnley.

Barcelona – Marcelo Gallardo

Inteligjenca artificiale ka zgjedhur Marcelo Gallardo për të zëvendësuar Xavi te Barcelona.

Argjentinasi është pa ekip pas largimit nga Al-Ittihad, por më parë ka qenë i lidhur me Barcelonën.

Ai do të ishte në gjendje të nxirrte më të mirën nga ekipi me inteligjencën e tij taktike dhe aftësinë për të ndryshuar strategjitë.

Duke pasur parasysh historinë e tij të zhvillimit të të rinjve, Gallardo mund të bëjë mrekulli me akademinë me famë botërore të La Masia-s.

Kandidatë të tjerë të sugjeruar për gjigantët e La Liga-s janë Ten Hag, De Zerbi, Nagelsmann dhe Mikel Arteta.

De Zerbi dhe Arteta kanë qenë gjithashtu të lidhur me një lëvizje në Nou Camp.

Juventus – Zinedine Zidane

Ashtu si për Manchester United, Zidane është zgjedhja kryesore e inteligjencës artificiale për Juventusin.

Francezi ka ka luajtur për gjigantët e Serisë A dhe mund të ishte ai që do t’i kthente ata përsëri në majat e Europës.

Ai luajti për Juventusin mes viteve 1996 dhe 2001 dhe ka një kuptim të mirë të kulturës, historisë dhe vlerave.

Emra të tjerë të sugjeruar nga teknologjia janë Conte, Pochettino, Gasperini dhe, çuditërisht, Allegri.

Trajneri i Bologna-s, Thiago Motta është aktualisht favoriti për të marrë drejtimin e klubit torinez.

Milan – Mauricio Pochettino

Inteligjenca artificiale sugjeroi se kandidati më i mirë për Milan do të ishte Pochettino.

Argjentinasi do të sillte mjaft përvojë me të nga koha e tij te Chelsea, Tottenham, Paris Saint-Germain dhe Southampton.

Inteligjenca taktike dhe aftësia e Pochettino-s për të zbatuar një stil tërheqës futbolli me presing të lartë.

Ekipet e tij luajnë me intensitet dhe kohezion, gjë që mund t’i përshtatet filozofisë dhe ambicieve të lojës së Milan.

Kandidatë të tjerë Milanin janë Ralph Hasenhuttl, Allegri, Gasperini dhe Ten Hag.

Milani ishte i lidhur me Julen Lopeteguin, por spanjolli është zyrtarizuar nga West Ham.

Klubi besohet të ketë zhvilluar bisedime me trajnerin e Lille, Paulo Fonseca.

Brighton – Ralph Hasenhuttl

Teknologjia beson se ish-trajneri i Southampton, Hasenhuttl do të ishte një zgjedhje “bindëse” për “Pulëbardhat”.

Austriaku kishte mbetur pa punë që kur u shkarkua nga “Shenjtorët” deri në mars kur mori drejtimin e Wolfsburg-ut.

Trajneri e largoi klubin nga zona e rënies dhe nuk do të kishte gjasa të largohej.

Nëse Brighton e bind Hasenhuttl të largohet, atëherë ai do të punojë me klubin në prodhimin e yjeve të rinj.

Shkathtësia e tij taktike, përvoja e Premier League, theksi në zhvillimin e lojtarëve dhe mendësia ambicioze e bëjnë atë një përshtatje ideale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit