Lajme shumë të këqija vijnë nga Brazili dhe janë shpërndarë nga media franceze “RMC Sports”. Sipas burimeve, thuhet se kunati i motrës së madhe të Endrick, lojtarit të Real Madridit, u vra të mërkurën më 25 dhjetor në Brazil.
Sipas medias së lartpërmendur, viktima, Maurício Nunes Gonçalves, 38 vjeç, ndodhej në një bar pranë kryeqytetit Brasilia dhe mori disa plumba në kokë nga dikush, me të cilin nuk kishte pasur asnjë debat apo diskutim.
Motra e lojtarit të Real Madrid, Lavinia Sudre, ka dëshiruar ta nderojë partnerin e saj përmes rrjeteve sociale, duke siguruar se nuk do ta harrojë dhe do ta mbajë gjithmonë në kujtesë.
Për momentin nuk dihet autori i ngjarjes së rëndë, ndërsa policia po punon për rastin që këto ditë ka njollosur dhe në një mënyrë pushimet e familjes së Endrick.