Ngjarja e rëndë: shoku i ekipit të Memushajt godet me grushta tifozin dhe e dërgon në spital!

13 Gusht 2020
14:14
Telesport

Ka mjaftuar një fjali e gabuar për të “prodhuar” një sulm të drejtpërdrejtë në një moment tensioni të lartë. Kështu lindi grindja midis një tifozi të Pescara dhe lojtarit të “delfinave” Alessandro Bruno, i cili e çoi djalin 22-vjeçar në spital.

FAKTET – Gjithçka ka ndodhur dje në mëngjes, 12 gusht. Sipas rindërtimit të siguruar nga tifozi, Bruno ishte me makinën e tij në shëtitoren veriore. Kur i riu e pa atë e fyu, duke parë gjithashtu që përveç që ishte mesfushor i Pescaras, ai është edhe dhëndri i presidentit Sebastiani.

Bruno-Pescara, i contatti sono confermati. MA...

Në atë pikë Bruno do të dilte nga makina dhe do ta godiste tifozin me dy grushta në fytyrë dhe një shuplakë të fortë në pjesën e pasme të kokës, duke i copëtuar syzet e diellit. “Unë po shkoja te gjyshja ime. Isha në trotuar kur pashë Bruno duke lëvizur me Porsche e tij të zezë. U nervozova dhe e fyeva për sezonin e dështuar. Ai më pas u largua por u kthye, ndërkohë e kisha kaluar rrugën, por nuk pata kohë të vendosja këmbën në trotuar. Bruno më goditi në fytyrë me grusht, pastaj më goditi në pjesën e pasme të kokës dhe më në fund një grusht tjetër gjithmonë në të njëjtën pikë. Isha i shtangur dhe i trullosur, nuk jam problemaxhi. Shkoj në stadium, por kurrë nuk e kam lejuar veten time që të fyej dikë më parë”.

Bruno: la mia ultima stagione col Pescara - Sport - Il Centro

Në fillim djali shkoi në shtëpi, pastaj filloi të ketë marramendje dhe një buzë të fryrë dhe shkoi në dhomën e urgjencës së spitalit Pescara. Tifozi tashmë ka thënë se do të paraqesë një denoncim.

Bruno, i cili nuk ka dashur të komentojë ngjarjen, do të duhet të qëndrojë i përqendruar në fushë të paktën deri nesër në mbrëmje, kur Pescara do të luajë ndeshjen e kthimit të ndeshjes së Serie B kundër Perugia. Te Pescara akvitizohet edhe Ledian Memushaj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit