Ngjarje e rrallë në futboll, lojtari kroat refuzon Real Madridin: “Nuk jam pro idesë suaj”

12 Nëntor 2024
16:14
Telesport
back button

A ka lojtarë që refuzojnë Real Madridin? Ndodh shumë rrallë dhe, kur ndodh, zakonisht pendohen.

Ky, megjithatë, nuk është rasti i talentit të Kroacisë dhe Dinamos së Zagrebit, Martin Baturina, i cili ka refuzuar një ofertë konkrete nga klubi madrilen.

Los Blancos kanë biseduar me familjen e 21-vjeçarit duke i ofruar një kontratë pesëvjeçare. Ideja e madrilenëve ka qenë huazimi 2-vjeçar i lojtarit në një skuadër në La Liga.

Me të dëgjuar këtë kusht, djaloshi ka refuzuar ofertën. “Dua një klub big i cili më garanton menjëherë minuta”, ka qenë përgjigjja e tij.

Vlera e tij sot llogaritet te rreth 25 mln euro. Për të kanë interes Barcelona, Manchester United, Bayern dhe Atletico Madrid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit