Ngushëllimi i Neymar pas eliminimit nga Botërori. Jaht luksoz me 6 suita, heliport dhe 800 metra katrorë

15 Korrik 2026
11:28
Alfred Lleshi
back button

Neymar da Silva Santos Júnior ka zgjedhur t’i kalojë ditët pas eliminimit të Brazilit nga Botërori në det. Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së, që tashmë është rikthyer te Santos, ka gjetur një mënyrë luksoze për të lënë pas humbjen ndaj Norvegjisë në 1/8-at e finales.

“Ney” ka blerë një jaht me vlerë 20.5 milionë euro, i cili sapo ka mbërritur në Angra dos Reis, pranë Rio de Janeiros. Nuk bëhet fjalë për një jaht të zakonshëm. I projektuar në Brazil, ai kombinon luksin, autonominë dhe zgjidhjet teknike që i afrohen më shumë një anijeje eksploruese.

Jahti, i quajtur “Enejota”, sipas inicialeve të tij “NJ”, është ndërtuar për udhëtime të gjata detare. Me një sipërfaqe prej 800 metrash katrorë dhe gjatësi 120 këmbë (rreth 37 metra), ai ofron ambiente të bollshme sociale dhe hapësira private për relaks.

Veçoritë më të spikatura janë 6 suitat luksoze dhe një heliport, ndërsa jahti arrin shpejtësi maksimale prej 20 nyjesh, ose rreth 37 km/h.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit