Sulmuesi spanjoll Nico Williams ishte një nga protagonistët e triumfit të Spanjës në Kampionatin Europian të Futbollit. Loja e tij bëri që ai të shpallej edhe MVP i finales, ku Spanja mundi 2-1 Anglinë dhe fitoi Euro 2024.
Në një deklaratë të dhënë sot prë mediat spanjolle, 21-vjeçari i Athletic Bilbao tha: “Jam i gëzuar për këtë triumf të madh. E jashtëzakonshme. Të gjithë ne e meritojmë, pasi bëmë një turne fantastik”.
“Ndeshja finale ishte e vështirë, pasi luajtëm kundër një ekipi të madh, por ne iu përgjigjëm dhëmbë për dhëmbë dhe tani jemi kampionë. Roli im? Ndihem rehat kudo, më pëlqen të rrotullohem, të ndryshoj pozicion në fushë”, tha Nico Williams.