Nicolo Zaniolo kthehet në Serinë A dhe vishet zikaltër

5 Korrik 2024
14:45
Denis Hakanaj
back button

Nicolò Zaniolo është një lojtar i ri i Atalanta-s.

Pas kryerjes së djeshme të ekzaminimeve mjekësore, ish-ylli i Roma-s është zyrtarizuar si lojtari i ri i skuadrës së Bergamos.

Një operacion i mbyllur me huazim me detyrim blerje, siç nënvizohet në njoftimin për shtyp të klubit:

“Atalanta ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë nga Galatasaray SK – në mënyrë të përkohshme deri më 30 qershor 2025, me të drejtë opsioni dhe detyrim për blerje përfundimtare në rast të plotësimit të kushteve të caktuara – paraqitjet sportive të futbollistit Nicolo Zaniolo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit