Nis ankandi për mbrojtësin e pafat të Italisë, Arsenal, Juventus dhe Chelsea bëjnë ofertat e para

3 Korrik 2024
12:22
Telesport
back button

Mbrojtësi italian Riccardo Calafiori duket se do të mbyllë këtë verë aventurën e tij te skuadra e Bologna, ku bëri një paraqitje të shkëlqyer, deri në kualifikimin në Champions League.

Sipas “Corriere Dello Sport, për mbrojtësin 22-vjeçar ka një interes të madh si në Serie A ashtu dhe jashtë saj. Kështu, Juventus është ekipi italian që po këmbëngul më shumë, por konkurrenca është e madhe.

Për Calafiori, i pafat në Euro 2024 me një autogol që i dha fitoren 1-0 Spanjës ndaj Italisë, janë interesuar Chelsea dhe Arsenal në Premier League. Madje mësohet se Arsenal ka bërë edhe ofertën e parë, 47 milionë euro.

Lojtari ka ende edhe tri vite kontratë me Bologna, por vështirë se do të qëndrojë sërish te kjo skuadër. Duket se Anglia do të jetë destinacioni më i mundshëm edhe pse në fund do të vendosë dëshira e lojtarit, nëse do të lërë apo jo Italinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit