Nis derbi Milan-Inter për lojtarin që ngroh stolin e United

11 Shtator 2019
20:08
Gentian Spiri

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, këtë verë skuasdra e Manchester United refuzoi disa oferta që erdhën në adresë të mesfushorit Nemanja Matic. 31-vjeçari serb aktualisht po ngroh stolin te “djajtë” (nuk ka luajtur asnjë minutë), por kjo gjë nuk do të zgjasë shumë.

Mediat britanike konfirmojnë se në janar lojtari do të largohet. Ditët e fundit Matic ka patur disa debate mediatike me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, ndaj divorci është i paevitueshëm. Për më tepër që kontrata e lojtarit skadon verën e ardhshme dhe mund të largohet mëe parametrin zero.

“The Sun” deklaron se përveç Interit, që u interesua edhe këtë verë, në garë është edhe Milan. Problemi i vetëm për dy skuadrat e Milanos është rroga e lartë e lojtarit, 7 milionë euro në sezon, një shumë e lartë për arkën e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit