Nis edicioni i treti i Ligës Unike, Partizani dhe Flamurtari humbasin në start

24 Janar 2024
9:05
Telesport
back button

Ka nisur edicioni i tretë i Ligës Unike në basketboll për femra, turneu mbarëkombëtar që organizohet mes ekipeve më të mira nga Shqipëria e Kosova. Starti i këtij edicioni ka qenë me surpriza.

Partizani kampion në fuqi u mund në Tiranë me rezultatin e ngushtë 65-63 nga Prishtina mike. Një ndeshje e ekuilibruar deri në fund, vendosur në favor të mikeve nga Williams (15 pikë e 12 rebound).

Gjithsesi, shënuesja më e mirë për kosovaret ishte Johnson, autore e 31 pikëve, ndërsa te Partizani mungoi lojtarja-lidere (Mala me 16 pikë shënuesja më e mirë).

Me humbje e nis këtë turne edhe Flamurtari kampion i Shqipërisë, që u mund në Kosovë 88-61 nga Bashkimi. Takim i komanduar nga vendaset, ku u dallua Godbold me 26 pikë e 12 rebound.

Liga Unike-Femra (java e parë)

Partizani – Prishtina, 63-65

Bashkimi – Flamurtari, 88-61

Tirana – Penza, 24 janar

Renditja: Bashkimi 2 pikë, Prishtina 2 pikë, Partizani 1 pikë, Flamurtari 1 pikë, Tirana 0 pikë, Penza 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit