Nis Kupa e Shqipërisë për femra, fitore të lehta për Tiranën, Partizanin dhe Skënderbeun

2 Nëntor 2024
18:41
Telesport
back button

Ka ngritur siparin Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra, teksa janë luajtur ndeshjet e para në grupe.

Në Grupin A, në Durrës, ekipi i Teutës fitoi 3-1 ndaj Dinamos (25-21, 12-25, 25-20, 25-22). Një fitore disi e vështirë për vajzat durrsake, por që në fund ia dolën mbanë të marrin tri pikët e para.

Po 3-0 fitoi në Korçë edhe Skënderbeu kampion, që mposhti Barleti Volley (25-13, 25-17, 25-16). Një ndeshje në sens unik, ku korçaret patën epërsi dhe qëndrojnë të pamposhtura këtë sezon.

Në Grupin B, ekipi i Partizanit arriti një fitore të merituar ndaj Vllaznisë me shifrat 3-0 (25-23, 25-19, 25-17). Mikeshat rivalizuan vetëm në setin e parë, pasi më tej në fushë komandoi ekipi kryeqytetas.

 Në “Fahrie Hoti”, skuadra e Tiranës mposhti 3-0 Pogradecin, në një ndeshje shpesh të ekuilibruar (25-22, 25-19, 25-21). Liqenoret u përpoqën të rivalizojnë, por përballë bardhebluve e patën të vështirë të fitojnë.

Femra, Grupi A

Teuta – Dinamo, 3-1

Skënderbeu – Barleti Volley, 3-0

Renditja: Skënderbeu 3 pikë, Teuta 3 pikë, Dinamo 0 pikë, Barleti Volley 0 pikë.

Femra, Grupi B

Partizani – Vllaznia, 3-0

Tirana – Pogradeci, 3-0

Renditja: Partizani 3 pikë, Tirana 3 pikë, Pogradeci 0 pikë, Vllaznia 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit