Nis Liga Unike për meshkuj, Tirana dhe Besëlidhja korrin fitoret e para

6 Dhjetor 2024
9:45
Telesport
back button

Ka startuar Liga Unike në basketboll për meshkuj, teksa në fushë kanë zbritur vetëm katër skuadrat shqiptare, në përballjet mes njëra-tjetrës. Dy ndeshje interesante, që kanë nxjerrë fituese Tiranën dhe Besëlidhjen.

Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Tiranës mundi 88-81 rivalët e Vllaznisë, në një ndeshje emocionuese deri në fund. Për bardheblutë u dalluan Ndreca me 24 pikë e Hysenagolli me 23 pikë e 13 rebound.

Në kryeqytet u luajt edhe ndeshja tjetër, ku Besëlidhja fitoi 89-67 ndaj Teutës. Lezhjanët e thelluan diferencën nga perioda në periodë. Të 12 basketbollistët e Besëlidhjes arritën të realizojnë në koshin durrsak.

Sipas rregullores së miratuar nga 8 ekipet pjesëmarrëse, ndeshjet e kampionatit Kosovar do të llogariten edhe për Ligën Unike për skuadrat pjesëmarrëse. Mesjavën e ardhshme do të luhen duelet e radhës.

Liga Unike-Meshkuj, Grupi A

Besëlidhja – Teuta, 89-67

Bashkimi – Vëllaznimi

Liga Unike-Meshkuj, Grupi B

Tirana – Vllaznia, 88-81

Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

Lajme të tjera

Lajmet e fundit