Një ‘maratonë’ praktikisht e pandërprerë në futbollin anglez: nga ora e drekës deri pas darkës, tetë ndeshje, duke nisur ne dreke. Luhet Boxing Day, një mundësi tradicionale për të shijuar më të mirën e Premier League, e cila shfaq yjet e saj çdo 26 dhjetor.
Tetë ndeshje, me Manchester City-n e Guardiola-s qe nis nga ora 13:30 dhe super Liverpool-in e Slot-it që e mbyll naten pothuajse në orën 23:00 Në mes, në fushë, ndër të tjera, edhe Chelsea i Maresca-s, Aston Villa i Emery kundër Newcastle-it të Tonalit, Nottingham Forest-i befasues kundër Tottenham dhe padyshim Man United.
Në pritje të mbylljes së kuadrit, e premte 27 dhjetor, me dy ndeshjet e fundit të planifikuara për këtë jave të 18-të: Brigthon-Brentford dhe Arsenal-Ipswich.
Anglia do të rikthehet me pas në fushë menjëherë para Vitit të Ri: do të luahet më 29 dhe 30 dhjetor për javen 19-të, e cila mbyll tabelën më 1 janar me Brentford-Arsenal. Më pas, nga data 4 deri më 6 janar, fillon faza e kthimit i cili hapet me javen e 20-të.