Nis në Londër grand Slam i Wimbledon, triumfojnë Sinner, Alcaraz, Gauff dhe Osaka

2 Korrik 2024
8:22
Telesport
back button

Ka nisur në Londër grand slam i Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar në tenis.

Te meshkujt, asnjë surprizë e madhe në ndeshjet e para. Numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner, mundi 3-1 Yannick Hanfmann. Pa probleme fiton edhe spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botë, që mundi 3-0 Mark Lajal.

Një biletë për në raundin e dytë sigurojnë edhe rusi Daniil Medvedev, zvicerani Stanislas Wawrinka, francezi Gael Monfils, bullgari Grigor Dimitrov, norvegjezi Casper Ruud, kanadezi Denis Shapovalov e italiani Fabio Fognini.

Te femrat, numri 2 në botë, tenistja amerikane Coco Gauff, mundi 2-0 Caroline Dolehide. Fitojnë edhe tenistja britanike Emma Raducanu (2-0 ndaj Renata Zarazua) e ajo amerikane Sloane Stephens (2-0 ndaj Elsa Jacquemont).

Në raundin e dytë kualifikohet edhe tenistja japoneze Naomi Osaka, ajo amerikane Madyson Keys, italiania Jasmine Paolini, rusja Daria Kasatkina, grekja Maria Sakkari. Ndërkohë që, janë eliminuar Mirra Andreeva, Lesia Tsurenko e Karolina Pliskova.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit