Nis shtetrrethimi, ndeshja e Roland Garros ndalet 20 minuta për të larguar tifozët

10 Qershor 2021
11:29
Telesport
back button

Në kohë pandemie mund të ndodhë që të blesh një biletë për të parë një ndeshje dhe më pas je i detyruar ta lësh ndeshjen në mes, pasi duhet të respektosh rregullat e ndalim qarkullimit.

Kjo situatë është verifikuar të mërkurën në mbrëmje, gjatë ndeshjes çerekfinale të Roland Garros mes italianit Matteo Berrettini dhe serbit Novak Djokovic. Kjo ndeshje zgjati përtej orës 23:00 që është ora e shtetrrethimit në Paris.

Pak minuta para orës 23:00 organizatorët kanë lajmëruar tifozët e pranishëm në stadium që të largohen, pasi po afronte ora policore. Ndeshja mes Nadal e Berrettini u ndal për 20 minuta në setin e katërt dhe më pas vijoi me stadiumin e boshatisur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit