“Nisemi për fitore, Ukraina ka super trajner”, Sylvinho: Jam i kënaqur me merkaton e lojtarëve kuqezi

6 Shtator 2024
18:09
Telesport
back button

“Ne nisemi gjithmonë për fitore. Sigurisht që kemi lojtarë të rëndësishëm që na mungojnë, por në fushë do të zbresim për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm”.

Kështu e nisi sot Sylvinho konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme me Ukrainën. “Ky është një grup i vështirë në Nations League. Trajneri i Ukrainës është shumë i zoti. Janë skuadër teknike, pa probleme fizike. Ne duhet të përballemi me skuadra të tilla”.

“Merkatoja e lojtarëve kuqezi? Jam i kënaqur deri-tani. Kjo është një periudhë e vështirë për ta, pasi nuk kanë patur shumë pushime”, u shpreh tekniku.

“Puna që kemi me kombëtaren është shumë e vështirë. Kombëtarja është e hapur për të gjithë dhe lojtarët vijnë me shumë dëshirë për të luajtur. Kemi bërë 4-5 ditë stërvitje dhe secili prej lojtarëve duket në formë të shkëlqyer”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit