Nisin hetimet para Kupës: arsyeja është e pabesueshme

10 Janar 2024
16:30
Denis Hakanaj
back button

Një kaos i vërtetë ka shpërthyer në Gabon para fillimit të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe ka përfshirë Guelor Kanga, një mesfushor që shënoi tre gola dhe dha gjashtë asiste në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Mesfushori përfundoi në qendër të vëmendjes për moshën e tij: siç raporton “republicworld”, lojtari është nën hetim për identitet të rremë.

Kanga pretendon se ka lindur në vitin 1990, por nëna e tij vdiq pesë vjet më parë, në vitin 1985. Situatë që bëri që Konfederata Afrikane e Futbollit të hapte një hetim për të hedhur dritë mbi këtë aferë të pakëndshme.

Por nuk mbaron me kaq: duket se mesfushori përveçse nuk është tridhjetë e tre vjeç, ka lindur në Kongo. Hetimet do të hedhin më shumë dritë mbi këtë çështje, por është e qartë se jemi përballë me një situatë delikate.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit