Nisin Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, spektakël dhe emocione gjatë ceremonisë së hapjes

26 Qershor 2022
12:28
Telesport
back button

Në Algjeri kanë nisur Lojërat Mesdhetare “Oran 2022″, eventi olimpik rajonal, ku marrin pjesë të gjitha shtetet që preken nga Deti Mesdhe. Pra, përfaqësues nga tri kontinente: Europa, Afrika dhe Azia.

Edhe Shqipëria përfaqësohet në këtë event me 29 sportistë, ku pritshmëritë janë të mëdha. Ceremonia e hapjes ka qenë një festë, ku të gjitha shtetet kanë parakaluar duke mbajtur flamurin e tyre.

Ky është edicioni i 19-të i Lojërave Mesdhetare, ndërkohë që sot nisin garat e para. Në linkun poshtë mund të shihni momentin e parakalimit të Shqipërisë.

https://fb.watch/dTWVJGMeFa/

Lajme të tjera

Lajmet e fundit