Arsenal avancoi në raundin tjetër të Carabao Cup pas fitores 3-0 ndaj Preston. Një ndeshje ku për “topçinjtë” shkëlqeu talenti 17-vjeçar Ethan Nwaneri. Ai realizoi golin e dytë të ndeshjes për Arsenal, të tretin e tij në këtë kompeticion.
Ai bëri një lojë të mirë dhe tregoi aftësi të shkëlqyera për moshën, çka kanë bindur edhe trajnerin Mikel Arteta: “Ai është një talent i madh, ka qëndrimin e duhur. Ne duhet të sigurohemi që të vendosim tullë pas tullë në tempin e duhur, në rendin e duhur me të”.
“Ethan me të vërtetë do të diktojë shumë shpejt me lojën e tij edhe në ekipin e parë. Unë jam vërtet, shumë i lumtur me të. Një futbollist që ka kaq shumë personalitet në fushë. Ai dëshiron të imponohet, dëshiron çdo top, dëshiron t’i bëjë gjërat të ndodhin”, tha Arteta.
“Ai është ende pak i qetë, siç është zakonisht për një 17-vjeçar, por ai është shumë i respektueshëm. Etika e tij e punës është e jashtëzakonshme dhe ai e pëlqen atë që bën, mund ta dalloni këtë. Gjithsesi, ne kemi disa lojtarë të mirë të rinj”, tha trajneri i Arsenal.