Një argjentinas në stolin e Bayern, befason Philipp Lahm: Ky do të ishte trajneri ideal

29 Mars 2024
9:21
Telesport
back button

Ish-legjenda gjermane e futbollit Philipp Lahm ka deklaruar se trajneri argjentinas Martin Demichelis do të ishte drejtuesi ideal për Bayern Mynich. 43-vjeçari, aktualisht drejton ekipin e Riverl Plate në Argjentinë, por më herë ka qenë trajner i moshave U-19 dhe më pas i ekipit të dytë të Bayern Mynich.

Jo vetëm kaq, por Demichelis ka luajtur për 8 sezone me bavarezët (2003-2011), ku në 259 ndeshje zyrtare realizoi 15 gola. Ndaj, për Lahm ai është emri i duhur për stolin Bayern. “Demichelis ishte një lojtar i madh për Bayern, ai luajti edhe si mesfushor për një kohë. Zhvillimi i tij si trajner ka qenë shumë i mirë dhe ai e njeh Bundesligën”, tha Lahm.

Nëse ai do të jetë trajneri i duhur për Bayern këtë gjë do ta shohim vetëm kur të bëhet trajner. Unë mendoj se është një avantazh për trajnerët që kanë luajtur këtu dhe e njohin kampionatin tonë”, tha më tej Lahm, që e vlerëson ish-shokun e tij të skuadrës së disa viteve më parë.

Demchelis filloi karrierën si trajner te Bayern Munich, duke udhëhequr ekipin U-23 përpara thirrjes nga “Millonarios”, që e ktheu atë në shtëpi. Të paktën, tani për tani, emri i tij është në mesin e kandidatëve për postin pas Tuchel së bashku me ata të Xabi Alonso, Roberto De Zerbi dhe Ralf Rangnick.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit