Një dekadë te Bayern Munich, do të largohet në verë. E konfirmon Salihamidzic

8 Prill 2021
8:21
Alfred Lleshi
back button

Tani është zyrtare, ose pothuajse: marrëdhënia midis Bayernit dhe Jerome Boateng do të marrë fund. Edhe pak muaj dhe do të vijë ndarja. Të gjitha konfirmohen nga drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic: “Kontrata e Jerome skadon verën e ardhshme, ajo nuk do të zgjatet”.

Me pak fjalë, ajo që shumë kishin kuptuar për disa kohë do të bëhet realitet. Duke filluar nga 1 korriku, Boateng do të jetë në fakt një lojtar i lirë, do të zgjedhë vetë ekipin për të cilin do të luajë në sezonin e ardhshëm.

Ish-mbrojtësi i Manchester City, i cili mbërriti në Mynih në verën e 2011, largohet me një “palmares” mbresëlënës, ku përfshihet Liga e Kampionëve 2013 dhe 2020. Me ëndrrën, sigurisht, për të fituar një të tretën në Stamboll.

Prandaj është e nevojshme të kuptohet se kush do të ketë dëshirën dhe aftësinë t’i fitojë shërbimet e Boateng, gjithmonë një qendërmbrojtës i vlefshëm, edhe nëse nuk është më shumë i ri. Në shtator, gjermani, vëllai i Kevin-Prince, do të mbushë 33 vjeç. Ndërkohë, Bayerni tashmë ka rezervuar Dayot Upamecano të Leipzig për ta zëvendësuar atë.

Boateng nuk do të jetë i vetmi që do të largohet nga Bayerni, pas 30 qershorit. Përveç tij, David Alaba, mbi të cilin Real Madridi vazhdon të punojë, dhe Javi Martinez, do të ndryshojnë skuadra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit