Një djalosh parizien te rivali i urryer francez! L’Equipe zbulon prapaskenat kur Rabiot ishte ende i vogël

16 Shtator 2024
19:37
Telesport
back button

Dikur ishte një kohë kur dukej sikur Adrien Rabiot (29 vjeç sot) do të bëhej kapiten i Paris Saint-Germain. I lindur në periferi të Parisit, Rabiot pati fillimin e tij të parë profesional për klubin e qytetit të tij në vitin 2012 pasi “u diplomua” nga sistemi i tyre i akademisë.

Dhe për njëfarë kohe ishte një histori e përsosur, nje parizien që përfaqësonte qytetin e tij. Megjithatë, deri në vitin 2018 frakturat filluan të rriteshin kur mesfushori në vitin e fundit të kontratës së tij refuzoi të nënshkruante një rinovim me klubin.

Rabiot ishte lene jashtë skuadrës, duke bërë paraqitjen e tij të fundit në dhjetor 2018, përpara se të largohej te Juventusi si agjent i lirë vitin e ardhshëm (2019)

Marrëdhënia mes francezit dhe klubit të tij formues ishte bërë e hidhur dhe ishte prishur plotësisht nga fundi, një fakt që sigurisht do t’i sillte kënaqësi rivalit të parë të PSG-së, Olympique de Marseille, të cilët tani janë në prag të sigurimit të nënshkrimit të tij pasi u largua nga Juventusi këtë vit duke mos pranuar rinovimin.

L’Équipe raporton se “Adrien e donte gjithmonë Marseille qe kur ishte fëmijë, gjatë klasikeve qe ndiqte ne stadium, zemra e tij anonte drejt Marseille”. Një nënshkrim që ka të ngjarë të sjellë më shumë rivalitet në një ndeshje që po nxehet me shpejtësi me paraqitjet mbresëlënëse nga skuadra e Roberto De Zerbi dhe qe sivjet pretendon te konkurroje me PSG per titullin kampion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit