Një Empoli i shkëlqyer ndal një Juventus model “Allegri”: Ismajli super lider, përfundon 0-0 mes zhgënjimit bardhezi

14 Shtator 2024
19:59
Telesport
back button

Juventusi mer barazimin e dytë radhazi pas 0-0 ndaj Romës dhe tani bie sinjali i parë i alarmit pasi janë 2 pikë në 2 ndeshje. Dy fitoret e para kishin sjellur entuziazem por ne Empoli, barazimi me nje paraqitje qe i ngjante me shume Juventusit te Allegrit se Motta-s ngre  pikepyetjet e para.

Në pjesën e parë nuk ndodh thuajse asgjë, përveç se një goditje në kuadrat e provuar nga Gatti me kokë të cilën Devis Vasquez, portieri i Empolit, e ka neutralizuar. Edhe pse me në fushë Koopmneiners, Nico Gonzales, Douglas Luiz, Pierre Kalulu dhe Yildiz e Vlahovic, Juventusi ka qenë shumë apatik dhe disa herë i mërzitshëm me vetëm qarkullimin e topit dhe shumë pasime por pa konkretësi.

Empoli që është mbrojtur mjaft mirë dhe me një presing asfikësues që nuk i ka dhënë mundësi bardhezinjve të lirohen lehtësisht nga mbulimet.

Një ndeshje e madhe dhe monumentale ajo e Ismjalit, pasi shqiptari tashmë është kthyer në një lider i vërtetë dhe me mbylljet e tij ka qenë spektakolar duke vazhduar paraqitjet e shkëlqyer si në kuadër të kombëtares, ashtu edhe me klubin.

Në pjesën e dytë, Juventusi është shfaqur njësoj edhe pse është afruar me lehtë në portën e Empolit por pa rezultat. Vasquez ka neutralizuar dy raste, ndërsa gjithashtu vendasit kanë provuar të trembin Perin në portë (që sot luajti në vend të Di Gregorios). Motta hedh ne fushe Mbangula, Thuram, Weah dhe Fagioli por asgje nuk ndryshon.

Rritet tensioni mes Pellegrit dhe Gattit: sulmuesi pretendon një faull nga mbrojtësi, përfundon duke marrë një karton të verdhë pasi (pothuajse) godet me kokë kundërshtarin e tij. Pasi kishte filluar koha shtyese, Empoli ishte afër të shënonte dy herë dhe mund te vinte nje goditje e rende per bardhezinjte. Mbaron 0-0 dhe Motta ka ende shume pune perpara tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit