Një format krejtësisht ndryshe, me një grup të vetëm. Ja përballjet e ethshme të Champions-it

29 Gusht 2024
19:05
Alfred Lleshi
back button

Fillon zyrtarisht “gjuetia” për Ligën e Kampionëve 2024-2025, edicioni i parë me formatin e ri të grupit të vetëm prej 36 skuadrash. Italia, për herë të parë në historinë e saj, përfaqësohet me pesë skuadra në këtë kompeticion. Pra, në Monte Carlo, ku u hodh shorti nga UEFA, ishin të pranishëm përfaqësues të Interit, Juventusit, Milanit, Bologna dhe Atalanta për të mësuar “live” kundërshtarët. Procedura ndryshe e shortit dha këto verdikte:

Manchester City do të përballet me: Inter, PSG, Club Brugge, Juventus, Feyenoord, Sporting Lisbona, Sparta Prague, Slovan Bratislava.

Interi do të përballet me: Manchester City, Leipzig, Arsenal, Bayer Leverkusen, Red Star Belgrade, Young Boys, Monaco, Sparta Prague.

Bayern Munich do të përballet me: PSG, Barcelona, Benfica, Shakhtar, Dinamo Zagreb, Feyenoord, Slovan Bratislava, Aston Villa.

Leipzig do të përballet me: Liverpool, Inter, Juventus, Atletico Madrid, Sporting Lisbona, Celtic Glasgow, Aston Villa, Sturm Graz.

Borussia Dortmund, do të përballet me: Barcelona, Real Madrid, Shakhtar, Club Brugge, Celtic Glasgow, Dinamo Zagreb, Sturm Graz, Bologna.

Barcelona do të përballet me: Bayern Munich, Borussia Dortmund, Atalanta, Benfica, Young Boys (C), Red Star Belgrade, Brest, Monaco.

Real Madrid do të përballet me: Borussia Dortmund, Liverpool, Milan, Atalanta, Salzburg, Lille, Stuttgart, Brest.

Liverpool do të përballet me: Real Madrid, Leipzig, Bayer Leverkusen, Milan, Lille, PSV, Bologna, Girona.

PSG do të përballet me: Manchester City, Bayern Munich, Atletico Madrid, Arsenal, PSV, Salzburg, Girona, Shtutgarti.

Atletico Madrid do të përballet me: Leipzig, PSG, Leverkusen, Benfica, Lille, Salzburg, Slovan Bratislava, Sparta Prague.

Atalanta do të përballet me: Real Madrid, Barcelona, Arsenal, Shakhtar, Celtic, Young Boys, Sturm Graz, Shtutgarti (T).

Club Brugge do të përballet me: Borussia Dortmund, Manchester City, Juventus, Milan, Sporting Lisbona, Celtic Glasgow, Aston Villa, Sturm Graz.

Bayer Leverkusen do të përballet me: Inter, Liverpool, Milan, Atletico Madrid, Salzburg, Feyenoord, Sparta Prague, Brest.

Juventusi do të përballet me: Manchester City, Leipzig, Benfica, Club Brugge, PSV, Lille, Shtutgart, Aston Villa.

Benfica do të përballet me: Barcelona, Bayern Munich, Atletico Madrid, Juventus, Feyenoord, Red Star Belgrade, Bologna, Monaco.

Shakhtar do të përballet me: Bayern Munich, Borussia Dortmund, Atalanta, Arsenal, Young Boys, PSV, Brest (C), Bologna.

Feyenoord do të përballet me: Bayern Munich, Manchester City, Bayer Leverkusen, Benfica, Salzburg, Lille, Sparta Prague, Girona.

Sporting Lisbona do të përballet me: Manchester City, Leipzig, Arsenal, Bruges, Lille, PSV, Bologna, Sturm Graz.

PSV do të përballet me: Liverpool, PSG, Shakhtar, Juventus, Sporting, Red Star Belgrade, Girona, Brest.

Dinamo Zagreb do të përballet me: Borussia Dortmund, Bayern Munich, Milan, Arsenal, Celtic, Salizburg, Monaco, Slovan Bratislava.

Salzburg do të përballet me: PSG, Real Madrid, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Dinamo Zagreb, Feyenoord, Brest, Sparta Prague.

Lille do të përballet me: Real Madrid, Liverpool, Juventus, Atletico Madrid, Feyenoord, Sporting Lisbona, Sturm Graz, Bologna.

Red Star Belgrade do të përballet me: Barcelona, Inter, Benfica, Milan, PSV, Young Boys, Shtugart, Monaco.

Young Boys do të përballet me: Inter, Barcelona, Atalanta, Shakhtar, Red Star Belgrade, Celtic, Aston Villa, Shtugart.

Celtic Glasgow do të përballet me: Leipzig, Borussia Dortmund, Bruges, Atalanta, Young Boys, Dinamo Zagreb, Slovan Bratislava, Aston Villa.

Bologna do të përballet me: Borussia Dortmund, Liverpool, Shakhtar, Benfica, Lille, Sporting Lisbona, Monaco, Aston Villa

Nasce la nuova Champions League: le immagini della cerimonia di sorteggio - foto 2

RREGULLORJA
Jo më 8 grupe me nag 4 skuadra, por një grup i vetëm për 36 skuadrat e kualifikuara. Brenda këtij grupi, secila skuadër do të përballet me 8 skuadra të ndryshme (katër ndeshje në shtëpi, katër jashtë), nga dy skuadra për secilën kategori (kështu që ato të nivelit të parë do të vazhdojnë të luajnë kundër dy skuadrave të nivelit të parë, ato të nivelit të dytë do të luajnë përsëri kundër dy skuadrave të nivelit të dytë dhe kështu me radhë).

Tetë më të mirat e klasifikuara hyjnë drejtpërdrejt në 16-she (1/8 finale). Skuadrat e renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë “play-off”, ndeshje eliminimi direkt (në shtëpi dhe jashtë). Nga vendi i 9-të deri në të 16-tin, skuadrat do të jenë të ndara, nuk do të mund të luajnë me njëra-tjetrën, si dhe do ta luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi. Fituesit do të bashkohen me tetë skuadrat e tjera të kualifikuara direkt në 1/8 finale. Skuadrat nga vendi i 25-të deri në atë të 36-të do të eliminohen, pa mundësi kalimi në “Europa League”.

KALENDARI (datat dhe ndeshjet e sakta do të shpallen më 31 gusht):

Grupi i vetëm:

Dita 1: 17-19 shtator 2024;

Dita 2: 1-2 tetor 2024;

Dita 3: 22-23 tetor 2024;

Dita 4: 5-6 nëntor 2024;

Dita 5: 26-27 nëntor 2024;

Dita 6: 10-11 dhjetor 2024;

Dita 7: 21-22 janar 2025;

Dita 8: 29 janar 2025.

Ndeshjet eliminatore të “play-off”-it për në 16-she: 11-12 dhe 18-19 shkurt 2025

1/8 finale: 4-5 dhe 11-12 mars 2025

Çerekfinalet: 8-9 dhe 15-16 prill 2025

Gjysmëfinalet: 29-30 prill dhe 6-7 maj 2025

Finalja: 31 maj 2025 në “Allianz Arena” të Mynihut (Gjermani)

* Red Star Belgrade = Crvenza Zvezda

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit