Një Gjermani janë të sigurt: Ja 5 arsyet pse Borussia do të mundë Lazio-n

1 Dhjetor 2020
19:43
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund dhe Lazio do të përballen të mërkurën në mbrëmje në Champions League dhe në Gjermani janë të sigurt se verdhezinjtë do ta fitojnë ndeshjen për 5 arsye.

Arsyeja e parë, sipas faqes së Bundesliga-s, është se Haaland është më i fortë se Immobile. Arsyeja e dytë ka të bëjë me paraqitjet e Jadon Sancho, që nuk e ka nisur shumë mirë sezonin, por që shkëlqen gjithmonë në Champions.

Arsyeja e tretë ka të bëjë me diferencën e moshës mes dy skuadrave dhe, për rrjedhojë, freskinë e lojtarëve. Borussia, në fakt, përveç dy të lartpërmendrve, ka në ekip edhe talentet Reyna, Moukoko dhe Bellingham, lojtarë që po shkëlqejnë.

Më pas është arsyeja e katërt, ajo ndoshta më e rëndësishmja në një fushë futbolli: dëshira për revansh. Haaland me shokë nuk duhet të reagojnë vetëm për humbjen e pësuar në Olimpico, por edhe për atë të pësuar në kampionat kundër Koln-it.

Në fund, Bundesliga ka analizuar paraqitjet në mbrojtje të dy skuadrave në ndeshjet e fundit të Champions League. Pas humbjes në fushën e Lazio-s, Dortmund nuk ka pësuar gol në tri ndeshje radhazi.

Problemi është se gjermanët kishin bërë një parashikim të tillë edhe për ndeshjen e parë, të fituar 3-1 nga Strakosha me shokë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit